SENSYS
Lëvizje e lehtë. Dizajn i padukshëm. Standard premium për çdo prodhues.



Mentesha Sensys nga Hettich është rezultat i inxhinierisë gjermane më të avancuar në botë për sistemet e hapjes dhe mbylljes së dyerve të mobiljeve. E zhvilluar për të kombinuar precizionin teknik me elegancën vizuale, Sensys ofron përvojën më të qetë të lëvizjes në çdo derë — pa zhurmë, pa goditje, me një mbyllje të përsosur falë teknologjisë Silent System të integruar.
Për prodhuesit e mobiljeve, Sensys është shumë më tepër se një menteshë është një standard i rehatit, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit, i cili rrit ndjeshëm vlerën e çdo produkti përfundimtar.
Pse të zgjedhni Sensys

• Silent System i integruar – siguron mbyllje të butë dhe të heshtur, duke mbrojtur strukturën e mobiljes.
• Kënd hapjeje deri në 165° – përshtatet për mobilje ku kërkohet hapje e plotë dhe qasje e lehtë.
• Montim i thjeshtë dhe pa mjete shtesë – përshtatur për linja prodhimi efikase.
• Rregullim trefish (lartësi, thellësi, anë) për pozicionim perfekt të derës në çdo fazë të montimit.
• Rezistencë e testuar mbi 80.000 cikle hapje-mbyllje, garantuar për jetëgjatësi industriale.
• Disponueshmëri në variante për dyer të holla, me kornizë ose xham, për fleksibilitet maksimal dizajni.

Mekanizmat Hettich janë shumë cilësore dhe i perdori rregullisht në prodhim të kuzhinave. Deri me tani nuk kam degjuar ndonjë ankesë nga klientet tonë.

Certifikim me standarde ndërkombëtare
Prodhim sipas DIN EN 15570, klasa e qëndrueshmërisë nivel i lartë.
Testuar për mjedise me ndryshime temperaturash dhe lagështi.
Certifikim CE dhe ISO 9001 për prodhim dhe cilësi konstante.
